Kalendari

LAPSH-i në Gjenevë fton prindërit në takim

Thirrje për tubim urgjent me datën 26 janar 2018,

Të nderuar prindër,
Të nderuar përfaqësues të shoqatave shqiptare në Gjenevë,
Të nderuar anëtarë dhe miq,
Të nderuar bashkatdhetar,

Me datën 26 janar 2018, Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptar (LAPSH) – Këshilli
kantonal i Gjenevës, organizon një tubim urgjent me të gjithë bashkatdhetarët të interesuar për
ekzistimin e mësimit plotësues të gjuhës shqipe për fëmijët tanë në Gjenevë. Kemi nevojë t’ju
njoftojmë me situatën momentale, të bisedojmë dhe kërkojmë zgjidhje, sepse vetëm të bashkuar dhe
duke ndihmuar njëri-tjetrin mund ta gjejmë këtë zgjidhje. Më së shkurti :

KEMI NEVOJË PËR NDIHMËN E TË GJITHËVE !

Takimi do të mbahet në:
Centre de Quartier de Balexert, Avenue du Crozet 31, 1219 Châtelaine
nga ora 19h00.

Në pritje të këtij takimi në ndërkohë ju dërgojmë përshëndetjet tona më të sinqerta.

Në emër të Kryesisë së LASPH-së për Gjenevë:
Gëzim Ilazi,
Kryetar