Uncategorized
LDK-ja e PDK-ja tregojnë ku kanë fituar
Shefi i shtabit zgjedhor të LDK-së, Lumir Abdixhiku ka deklaruar se partia e tij është konfirmuar si partia më e madhe në vend në balotazhin e mbajtur në 19 komuna.
Duke mos folur për një rezultat përfundimtar në Prishtinë, Abdixhiku ka shpallur fitoren në Gjilan, Podujevë, Istog dhe Vushtrri, përcjell albinfo.ch.
“Raundi i dytë i votimeve e konfirmon LDK-në si partinë më të madhe në vend. Katër komunave të fituara, iu shtohen edhe plot të tjera. Fitore bindëse ka shpallur në Gjilan, Podujevë, Istog dhe Vushtrri. Rezultate inkurajuese nga Dragashi, Kamenica, Ferizaj dhe Suhareka”, ka thënë ai.
Partia Demokratike e Kosovës vazhdon të thotë se është partia e parë në vend. Zyrtari i PDK-së, Abelard Tahiri tha se PDK-ja prinë në shumicën e komunave ku po garon.
“Pra, siç është pritur, PDK-ja është partia që ka fituar numrin më të madh të komunave në zgjedhjet e sotme. U shpërblye vendimi i subjektit tonë për të garuar më kandidatët më të mirë dhe unifikues, që përfaqësojnë dhe përqafojnë unitetin qytetar, në të gjitha komunat”, ka Tahiri në konferencën për media.
E-Diaspora
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV Ky është “Iniesta i Mitrovicës” që ka nënshkruar kontratë me PSV-në...
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën