Sport

Lenjani drejt rikthimit në Zvicër te Sioni

Lenjani mund të kthehet në Zvicër te Sioni, ku trajner është Paolo Tramezzani, i cili ka qenë ndihmëstrajner në Kombëtaren shqiptare

Anësori i majtë, Ermir Lenjani mund të kthehet në Zvicër, te skuadra e Sionit, që po e kërkon futbollistin shqiptar, raporton albinfo.ch.

Ai në vitet e fundit ka pasur shumë vështirësi në Francë dhe më shumë ka qëndruar në bankën rezervë sesa në fushë.

Por, Lenjani mund të kthehet në Zvicër te Sioni, ku trajner është Paolo Tramezzani, i cili ka qenë ndihmëstrajner në Kombëtaren shqiptare.

Sioni ka bërë shumë investime, kurse një tjetër lojtar i kërkuar është edhe mesfushori tjetër shqiptar, Valon Behrami.