Kosova

Lëshohet në qarkullim segmenti i dytë i autostradës Prishtinë-Pejë

Kjo pjesë e rrugës pati mbetur peng i mosshpronësimit të disa tokave në këtë pjesë, por më në fund, edhe ky problem është zgjidhur

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka përuruar sot segmentin prej 3.5 kilometrash të autostradës Prishtinë – Pejë, në fshatin Kijevë. Kjo pjesë e rrugës pati mbetur peng i mosshpronësimit të disa tokave në këtë pjesë, por më në fund, edhe ky problem është zgjidhur.

“Jam i lumtur që kjo punë u përfundua për pak kohë, kur ka vullnet arrihen të gjitha”, ka thënë ministri Lekaj. Ai ka premtuar se nuk do të ketë zvarritje të ndërtimit të rrugëve për fajin e Ministrisë apo shpronësimeve të tilla. Ndërsa ministrja e Ambientit, Albena Reshitaj, pohoi se ky dikaster nuk do t’i vonojë procedurat e shpronësimit, duke fajësuar qeverinë e kaluar për një gjë të tillë.