Shkurt.ch

Linjë telefonike për t’i ndihmuar të rinjtë e papunë në Zvicër

Nëse kërkimi i një vendi pune duket i pashpresë? Net pa gjumë për të ardhmen?
Në raste të tilla, një linjë telefonike e re mund t’i ndihmojë të rinjtë e papunë.
0800 GO4JOB, është linja telefonike e parë nacionale që këshillon të rinjtë pa punë. Numri është 0800 46 45 62. Ai operon 24 orë dhe në gjermanisht, frëngjisht dhe italisht. Edhe mësuesit e shkollave profesionale dhe prindërit mund të telefonojnë, përcjell albinfo.ch.
Për momentin, linja telefonike ndihmëse është në dispozicion përmes telefonit dhe me e-mail. Më 2018 do të jetë në funksion edhe një chat për të plotësuar ofertën. Të prekurit mund të raportojnë edhe në mënyrë anonime. Në hapin e parë, gjendja e telefonuesit diskutohet në telefon.
“Ne kemi nevojë për ide dhe qasje të reja për këtë çështje”, thotë Valentin Vogt, president i shoqatës së punëdhënësve dhe organizatave ombrellë, «Check Your Chance». Kjo është arsyeja pse është iniciuar linja telefonike.