Kosova

Lista Serbe nuk e voton demarkacionin

Marrëveshja për ratifikimin e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, së bashku me aneksin e nënshkruar nga presidentët e të dy vendeve, me shumë gjasë nuk do të hidhen sot në votim.

Nga burime të veta Klan Kosova merr vesh se sipas të gjitha gjasave, me koordinim të partive politike kryesore të vendit, duke përjashtuar Lëvizjen Vetëvendosje, do të ketë shtyrje të votimit për javën e ardhshme, përcjell albinfo.ch.

Votat për ratifikimin e demarkacionit mungojnë, gjë të cilën e ka konfirmuar edhe shefi i Grupit Parlamentar të NISMA për Kosovën, Bilall Sherifi, duke theksuar se u mungojnë dy ose tre vota.

Deputetët e Listës Serbe nuk janë dukur fare në ambientet e Kuvendi të Kosovës, ndërsa Sllobodan Petroviq i Partisë Liberale Serbe ka deklaruar se do ta votojë këtë marrëveshje nëse ajo hidhet në votim.

Sipas Klan Kosovës, Lista Serbe ka vendosur që të mos e votojë demarkacionin.