Lajme

Lladrovci kryetari i parë që ua hapë derën mërgimtarëve

Lladrovci ka ftuar në një takim të gjitha bashkatdhetarët e kësaj komune të Drenicës, që të marrë nga ta vërejtjet dhe rekomandimet për diasporën

Ramiz Lladrovci, është kryetari i parë komunal, që ua ka hapur dyert bashkatdhetarëve për të biseduar me ta për projektet e përbashkëta në komunën e Drenasit. Lladrovci ka ftuar në një takim të gjitha bashkatdhetarët e kësaj komune të Drenicës, që të marrë nga ta vërejtjet dhe rekomandimet për diasporën.

Takimi do të mbahet me datën 27 korrik 2017 duke filluar nga ora 11:00 në Sallën e Kuvendit në Drenas.

Ndërsa me rastin e Ditës së Diasporës 2017, Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport ne bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës do të zhvillojnë disa aktivitete.

Me datën 27.07.2017 nga ora 16:00, sipas njoftimit komunal, do të behët shfaqja e filmave të metrazhit të shkurtër me projeksion në Parkun e Qytetit. Me datën 28.07.2017, nga ora 13:00 po ashtu, do të behët hapja e ekspozitës në ambientet e Qendrës Tregtare nën përcjelljen e muzikës live.

“Me datën 28.07.2017 nga ora 19:00 do të behët paraqitja e fotografive të ndryshme gjatë aktiviteteve dy ditore me projektor në Sheshin “Fehmi e Xhevë Lladrovci”. Po me datën 28.07.2017, duke filluar 20:00 do të mbahet koncerti qendror festiv për nder të bashkatdhetarëve tanë në sheshin Fehmi e Xhevë Lladrovci”, thuhet në njoftimin e komunës së Drenasit.