Kosova

Lumezi: U vërtetua se dosja ime nuk ishte falsifikuar

“Çështja më e rëndësishme për mua është procesverbali në lëndën time që ekziston dhe është dëshmi. Pra, është me rëndësi se është certifikata për dhënin e provimit të jurisprudencës”,

Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi, ka thënë se Prokuroria e Shtetit e ka hetuar atë lidhur me dyshimet për falsifikimin e provimit të jurisprudencës dhe ka ardhur në përfundim se dosja nuk është falsifikuar.

“Çështja më e rëndësishme për mua është procesverbali në lëndën time që ekziston dhe është dëshmi. Pra, është me rëndësi se është certifikata për dhënin e provimit të jurisprudencës”, ka sqaruar Lumezi gjatë prezantimit që Asociacioni i Gazetarëve e ka bërë në lidhje me lirinë e mediave dhe sigurinë e gazetarëve.

Me këtë rast u tha se nga viti 2009 janë ushtruar 59 padi për shpifje dhe deri tash janë trajtuar vetëm dy prej tyre. Shefi i OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, ka thënë se roli i gazetarëve ka rëndësi të madhe për një qeverisje të mirë në vend.