Lajme

Maltretimi i mërgimtarëve, pritje nëpër të gjithë kufijtë

Mërgimtarët po presin në kufirin Kroaci-Serbi, por edhe ata në hyrje të Malit të Zi nga Kroacia. Pritjet kanë qenë me orë të tëra edhe në Merdarë

 

Mërgimtarët të cilët po vijnë në Kosovë për pushime, si gjithmonë po përballen me pritje në kufi dhe kjo nuk ka ndryshuar as në këtë verë.

 

Fillimisht, kolona të gjata janë regjistruar në kufirin Kroaci-Serbi. Vetura të shumta janë parë në hyrje të Serbisë, dalje të Kroacisë, por jo edhe në hyrje të Kroacisë nga Serbia. Kësaj rruge kalojnë edhe shumë kosovarë që vijnë në vendlindje nga vendet e ndryshme të Evropës, njofton “Klan Kosova”.

 

Kolona po ashtu janë parë edhe në hyrje të Malit të Zi, po nga Kroacia.

 

Por, siç raporton albinfo.ch, në kufirin Kosovë-Serbi, pra në Merdarë ka pasur kolona të gjata dhe mërgimtarët kanë pritur me orë të tëra. Madje, edhe në orët e mbrëmjes, pritja ka qenë më shumë se një orë.