Fun
Mashtrohet Rita Ora, humbi mijëra funte
Rita Ora është një prej investitorëve të ndryshëm që kanë pasur të bëjnë me të dyshuarin dhe në total kanë humbur 2,3 milionë funte
Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, mund të ketë humbur mijëra funte si pasojë e një mashtrimi nga një llogaritar, shkruajnë mediat britanike, përcjell albinfo.ch.
Policia britanike ka nisur hetimet, ku ka investuar 26-vjeçarja shqiptare. Ajo ka deklaruar se mijëra dollarë mungojnë nga llogaritë e saj.
26-vjeçarja kishte investuar para në një biznes me personin që i ka vjedhur 2.3 milionë dollarë nga llogaria e përbashkët.
Fqinjët e të dyshuarit pretendojnë se ai ka blerë sende me vlerë përfshirë këtu një Audi Q5, një Mercedes-Benz dhe një orë Rolex me vlerë 20,000 funte, raporton “The Sun”. Gjithashtu policia po heton edhe se si ai ka blerë një banesë me 5 dhoma gjumi me vlerë 900 mijë funte, pavarësisht të ardhurave të tij modeste.
I dyshuari, emri i të cilit ende nuk bëhet publik pretendon se shumat marramendëse që ka shpenzuar i ka fituar në një lotari online.
Sipas një burimi të “The Sun”, Rita Ora është një prej investitorëve të ndryshëm që kanë pasur të bëjnë me të dyshuarin dhe në total kanë humbur 2,3 milionë funte.
E-Diaspora
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës Sopranoja shqiptare që jeton në Gjermani, Elbenita Kajtazi, gjatë së enjtes ka ndarë bursën e parë...
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
Jeta në Zvicër
-
Dështon nisma që donte të ndryshonte Kushtetutën Lansimi i një teksti që synonte reformimin e Kushtetutës Federale është shtyrë. Lëvizja qytetare pas saj...
-
Rritet numri i kopshteve dygjuhëshe në Zvicër
-
Vdekja e ushtarit në Bremgarten cilësohet si vetëvrasje
-
Komisioni bën thirrje për marrëveshje me një vend të tretë për të dëbuar aplikantët e refuzuar nga Eritreja
-
Sa vlen Zvicra për UBS-në?