Uncategorized
Mbappe “eklispon” Neymar, PSG gati të shesë brazilianin
Pas shkëlqimit të Mbappesë në Kupën e Botës, Neymar nuk cilësohet më si i pashitshëm nga presidenti i PSG-së, por edhe nga trajneri Tuchel, që vlerëson më shumë disponibilitetin e francezit, sesa tekat e brazilianit.
Largimi i Cristiano Ronaldos la një boshllëk të madh te Reali i Madridit, por vetëm pasditen e djeshme, Florentino Perez qetësoi tifozët madrilenë, duke u premtuar se merkatoja do të jetë spektakolare dhe se portugezi do të zëvendësohet më së miri.
Mediat spanjole raportojnë se do të jetë pikërisht Neymar, futbollisti që do të marrë vendin e CR7-ës te Reali, ndërsa Perez po përgatit një ofertë prej rreth 250 milionë eurosh për kartonin e tij.
Pas shkëlqimit të Mbappesë në Kupën e Botës, Neymar nuk cilësohet më si i pashitshëm nga presidenti i PSG-së, por edhe nga trajneri Tuchel, që vlerëson më shumë disponibilitetin e francezit, sesa tekat e brazilianit.
Aktualisht Neymar është me pushime dhe vetëm më pas pritet të ulet në tavolinë me drejtuesit e të dy skuadrave, për të diskutuar mbi kushtet e transferimit.
Gjithsesi, Perez ka gati edhe planin B, nëse nuk do të arrijë dot te Neymar. Bëhet fjalë për yllin belg të Chelseat, Eden Hazard, i cili ka shprehur edhe vetë dëshirën për t’u larguar nga Londra dhe për të nisur një eksperiencë të re në Madrid./TCH
E-Diaspora
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit Pa dyshim se një nga shtyllat kryesore të ekonomisë së Kosovës janë remitencat nga e mbarë...
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Sa vlen Zvicra për UBS-në? Banka e madhe po bën aktin balancues midis UBS-së zvicerane me këmbë në tokë dhe UBS-së...
-
Pse njerëzit në Austri po paguajnë më shumë taksa pavarësisht reformave federale?
-
Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës për Ukrainën
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor