Bota

Mbi 1.2 milionë njerëz kanë aplikuar për azil në BE

Sipas Agjencisë së Statistikave të Bashkimit Evropian (Eurostat), 1.2 milionë njerëz kanë aplikuar për azil në BE vitin e kaluar, shumica e të cilëve janë sirianë, afganë dhe irakianë, përcjell albinfo.ch. Sipas Eurostat, numri i aplikantëve për azil në vitin 2016 ishte më i ulët në krahasim me vitin 2015, por kjo shifër është pothuajse […]

Sipas Agjencisë së Statistikave të Bashkimit Evropian (Eurostat), 1.2 milionë njerëz kanë aplikuar për azil në BE vitin e kaluar, shumica e të cilëve janë sirianë, afganë dhe irakianë, përcjell albinfo.ch.

Sipas Eurostat, numri i aplikantëve për azil në vitin 2016 ishte më i ulët në krahasim me vitin 2015, por kjo shifër është pothuajse dyfish në krahasim me vitin 2014.

Rreth një e treta e të gjithë atyre që mbërritën në vendet anëtare të BE-së vitin e kaluar janë nga Siria, 183.000 afganë dhe 127.000 irakianë. Eurostat thekson se 60 për qind e kërkesave janë paraqitur në Gjermani, e ndjekur nga Italia me 10 për qind, ndërsa numri i azilkërkuesve ka rënë në mënyrë të konsiderueshme në Suedi, Finlandë. Danimarkë dhe Hungari.