Shqipëria

Mëngjesin e sotëm pati shpërthim tritoli në Vlorë

Tritoli është kthyer sërish këtë mëngjes në qytetin bregdetar të Vlorës, ku nga një shpërthim i fuqishëm tritoli u dëgjua që ishte vendosur në një veturë, por pa të lënduar.

Lënda plasëse ishte vendosur në veturën e parkuar në lagjen “24 Maji”, në afërsi të Stacionit të Trenit, ndërsa makina me targa AA 720 FD rezulton në pronësi të 30-vjeçarit, Agim Islamaj.

Shpërthimi ka ndodhur në një kohë kur, sipas policisë, pronari i mjetit bashkë me familjarë po shkonte drejt makinës.

Policia kreu veprimet e para në vendngjarje, ndërkohë që ka marrë në pyetje edhe pronarin e makinës, por ende nuk ka detaje nga deklarimet e tij.