Sport

Mërgim Berisha fiton Ligën e Kampionëve

Sulmuesi shqiptar në këtë turne shumë të rëndësishëm ka shënuar shtatë gola e ka bërë edhe katër asistime

Futbollisti shqiptar, Mërgim Berisha ka arritur sukses të madh, duke e fituar Ligën e Kampionëve për të rinj, shkruan albinfo.ch.

 

Berisha me skuadrën e tij, Salzburg ka mundur në finale Benficën me rezultat 2:1

 

Sulmuesi shqiptar në këtë turne shumë të rëndësishëm ka shënuar shtatë gola e ka bërë edhe katër asistime.

 

Berisha ka rënë në sy të shumë skuadrave evropiane, por edhe të Kombëtareve si Gjermania, Austria, Kosova e Shqipëria.

 

Futbollisti ende nuk ka bërë të ditur se në cilën skuadër e kombëtare do ta vazhdojë karrierën.