Kosova

Mërgimtarët, të lodhur nga pritjet

Ata shprehen se po presin deri në tetë orë dhe kërkojnë që ky problem të zgjidhet përfundimisht

Mërgimtarët, të cilët kanë zgjedhur pikëkalimin kufitar në Merdar për t’u larguar nga Kosova, tani kur po kalon sezoni i pushimeve të tyre, janë përballur me pritje të gjata.

Derisa kolonat në hyrje të këtij kufiri ishin më të vogla, për të dalë nga Kosova mërgimtarët janë detyruar të presin deri në 8 orë, raporton KTV.

Ndonëse e dinë që kjo pikë kufitare është më e ngarkuara, ata përsëri zgjedhin Merdarin, duke thënë se janë mësuar që të kalojnë këtu, përcjell albinfo.ch.

Në pikat e tjera pritjet janë më të shkurtra.

E gjatë së premtes, Ministria e Brendshme ka njoftuar se qytetarë të Kosovës kanë hasur në vështirësi qarkullimi me patentë-shoferët e Republikës së Kosovës gjatë kalimit të tyre nëpër territorin e Serbisë.

Me këtë rast, atyre u është kufizuar liria e lëvizjes, por MPB-ja thotë se është duke e shqyrtuar me seriozitet këtë rast.

VIDEO