Zhvillim

Mërgimtari nga Suedia dhuron 5 mijë euro për shkollën në Carrallukë

Mërgimtari Halim Hoti, i cili jeton në Suedi ka ndihmuar Shkollën Fillore “Hilmi Hoti” në Carrallukë me pesë mijë euro

Ndihma e mërgimtarëve shqiptarëve ka qenë e madhe dhe vazhdon të jetë edhe tani. Ata vazhdojnë të ndihmojnë në Kosovë në forma të ndryshme.

 

Mërgimtari Halim Hoti, i cili jeton në Suedi ka ndihmuar Shkollën Fillore “Hilmi Hoti” në Carrallukë me pesë mijë euro, shkruan ‘malishevapress.com’.

 

Lajmi është bërë i ditur nga përfaqësuesit e shkollës me anë të një njoftomi në “Facebook”, përcjell albinfo.ch.

 

Postimi i plotë:

 

Sot shkollën tonë e vizitoi bashkatdhetari ynë Halim M Hoti, i cili gjendet me punë në Suedi. Z. Halimi ka dhuruar një donacion prej 5000 mijë euro. Ky donacion është dedikuar për renovim të objektit të parë të shkollës sonë.