Bota
Merkel trimëron gjermanët: Do të tejkalojmë sfidën e terrorit islamik
Ajo i ka gjykuar aktet e dhunës të kryera së fundi në Würzburg dhe në Ansbach duke i cilësuar si terror islamik. Këto akte, ka thënë ajo, kanë qenë dëshpëruese dhe përbëjnë “thyerje të një tabuje të civilizimit”
Pasi që për shkak të situatës së ashpërsuar në vend ka ndërprerë pushimet e saj verore, kancelarja gjermane Angela Merkel i është drejtuar sot kombit në një konferencë shtypi.
Ajo i ka gjykuar aktet e dhunës të kryera së fundi në Würzburg dhe në Ansbach duke i cilësuar si terror islamik. Këto akte, ka thënë ajo, kanë qenë dëshpëruese dhe përbëjnë “thyerje të një tabuje të civilizimit”, shkruajnë mediat gjermane.
Për të qenë në nivel të detyrës për të luftuar me sukses terrorizmin, nevojitet një sistem më i mirë i alarmimit të hershëm, ka thënë Merkel, përcjell albinfo.ch. Në të njëjtën kohë ajo, duke u dhënë zemër bashkëkombësve të saj, ka theksuar se Gjermania dhe Evropa do t`i tejkalojnë edhe këto sfida.
Sipas kancelares gjermane tash ka shumë rëndësi që të sillet në drejtpeshim liria dhe siguria.
Atenetatorët të cilët në Gjermani kanë ardhur si refugjatë kanë vënë në lojë me veprat e tyre vendin mikpritës, ndihmëtarët e shumtë por edhe refugjatët tjerë, ka thënë kancelarja gjermane Angela në konferencën e saj të parakohshme verore për shtyp, të mbajtur sot në Berlin.
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën