CH-Ballkani

Ministri gjerman, Roth rreth integrimit në BE: Sinjal inkurajues për të rinjtë

Ministri gjerman për Europën, në Zyrën Federale për Punë të Jashtme Michael Roth (SPD) ka dhënë një intervistë inkuruajuese për Shqipërinë dhe Maqedoninë në konservatoren gjermane “Die Welt”

“Fillimi i negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë do ishte një sinjal inkurajues për banorët e këtyre vendeve, mbi të gjitha për të rinjtë,” tha politikani i majtë Roth, përcjell albinfo.ch.

Por ai ka shtuar se “procesi i anëtarësimit është më i gjatë sesa përmbyllja e disa kushteve.”

Shumë probleme në BE mund të zgjidhen në bashkëpunim me Ballkanin Perëndimor si siguria e kufijve të jashtëm dhe kriza me refugjatët.