Receta Gatimi

Mish i bardhë me kërpudha dhe kaçkavall

Për 4 persona:

Përbërësit:

•       1 kg gjoks pule
•       50 gr gjalpë
•       200 gr kaçkavall
•       200 gr kërpudha të freskëta
•       3 thelpinj hudhër
•       1,5 lugë miell
•       1 kokë qepë
•       200 ml qumësht
•       vaj, kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

E grijmë qepën dhe e skuqim në vaj. Pasi zbutet qepa, në tigan i shtojmë kërpudhat e prera në fije të holla. Pasi skuqen ato, në tigan e shtojmë hudhrën e grirë. Hedhim kripë dhe grijmë piper të zi. Gjokset e pulës i presim në biftek, të cilat i skuqim në vaj në tigan tjetër. Fillojmë me përgatitjen e salcës beshamel.
Në tenxhere në zjarr e hedhim gjalpin.
Pasi shkrihet gjalpi, e shtojmë miellin, të cilin e përziejmë me tel kuzhine.
Duke përzier pandërprerë, në tenxhere e hedhim qumështin. Hedhim kripë dhe grijmë piper të zi. Pasi salca beshamel e fiton dendësinë e duhur, e heqim tenxheren nga zjarri.
Në tavë hedhim vaj dhe në të vëmë biftekun e skuqur.

Sipër çdo bifteku vëmë masa me kërpudha. Sipër vëmë salcë beshamel. Sipër salcës grijmë kaçkavall. Tavën e vëmë në furrë. E pjekim 10 minuta, në temperaturë prej 200 gradë.

Biftekun e pulës me kërpudha i vëmë në pjatën për servirje. Në dy skajet e pjatës vëmë brokoli të kavërdisur dhe e zbukurojmë me feta domateje

Ju bëftë mirë!

KUJDES ! TEKSTI YNË I KOPJUAR DO TË DENONCOHET DHE RAPORTOHET. PËRPOS NËSE...

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e albinfo.ch dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://www.albinfo.ch/mish-i-bardhe-me-kerpudha-dhe-kackavall/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin. Redaksia e albinfo.ch.