Kosova
Mustafa: Po punojmë për kushte më të mira për bizneset nga diaspora
Kryeministri Mustafa falënderoi përfaqësuesit e bizneseve nga diaspora për gatishmërinë e tyre për të investuar në Kosovë, duke kërkuar nga ta që të shtojnë investimet edhe në të ardhmen
Kryeministri në detyrë, Isa Mustafa ka pritur në një takim kryetarin e Rrjetit të bizneseve të diasporës në Austri, Yll Blaka.
Me këtë rast ai ka shprehur përkushtimin e Qeverisë për të krijuar kushte sa më të favorshme për afarizëm për bizneset, me theks të posaçëm për bashkatdhetarët tanë që merren me biznes në diasporë, transmeton albinfo.ch.
Në njoftimin për media të zyrës së kryeministri thuhet se Mustafa i njoftoi për punën që ka bërë ekzekutivi në përgatitjen e Pakos Fiskale 2, e cila do të avanconte edhe më shumë ambientin e të bërit biznes në Kosovë, pas suksesit që është arritur me Pakon Fiskale 1.
Kryeministri Mustafa falënderoi përfaqësuesit e bizneseve nga diaspora për gatishmërinë e tyre për të investuar në Kosovë, duke kërkuar nga ta që të shtojnë investimet edhe në të ardhmen.
Kryetari i Rrjetit të bizneseve të diasporës në Austri, Ylli Blakaj, falënderoi kryeministrin Mustafa për pritjen si dhe për mbështetjen e dhënë për bizneset e diasporës, duke e njoftuar edhe për plane konkrete që lidhen me investime në të ardhmen.
E-Diaspora
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit Pa dyshim se një nga shtyllat kryesore të ekonomisë së Kosovës janë remitencat nga e mbarë...
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Sa vlen Zvicra për UBS-në? Banka e madhe po bën aktin balancues midis UBS-së zvicerane me këmbë në tokë dhe UBS-së...
-
Pse njerëzit në Austri po paguajnë më shumë taksa pavarësisht reformave federale?
-
Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës për Ukrainën
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor