Sport
NBA po shqyrton mundësinë e vendosjes së katër pikëshit
Liga më e fuqishme e basketbollit në botë NBA ka ndryshuar rrënjësisht vitet e fundit. Tashmë, në ligën amerikano-kanadeze ka më shumë rëndësi zënia e hapësirave dhe hapja e parketit për të zënë të gjithë frontin e sulmit. Loja që dikur dominohej nga qendra si Kareem Abdul-Jabbar apo Shaquille O’Neal, tashmë po zhvillohet përtej vijës së 3 pikëve.
Shumë trajnerë janë detyruar që të ndryshojnë madje edhe mënyrën e tyre të të punuarit. Një prej tyre është edhe Brett Brown, tekniku i Philadelphia 76ers, i cili në stërvitje ka vendosur një vijë 4-pikëshi, që është 12,7 cm nga linja e 3-pikëshit.
“Kur sheh si sulmojnë sot skuadrat e basketbollit, kupton që duhet të hapësh parketin, të gjuash për 3 pikë dhe të krijosh hapësirë për këto gjuajtje. Ne duam që ta çojmë këtë stil loje në një nivel tjetër dhe të përdorim edhe më shumë hapësira”, tha Brown për “Wall Street Journal”.
NBA e ka provuar linjën e 4-pikëshit në pjesën e dytë të ndeshjes mes VIP-ave në “All Star Game” dhe i pari që shënoi 4-pikësh ishte ish-basketbollisti Nate Robinson.
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën