Shkurt.ch
Në Zvicër vriten mesatarisht 49 persona në vit
Sipas studimit, te deliktet e vrasjes janë përdorur më pak armë të zjarrit nga periudha në periudhë (rënia, nga 34% në 20%)
Numri i vrasjeve në Zvicër ka shënjuar një rënie të theksuar gjatë viteve të fundit. Kështu, siç e tregojnë të dhënat më të reja statistikore që i referohen periudhës 2009-2016, në Zvicër për çdo vit ka pasur nga 49 të vrarë. Dhe, kjo shifër është për 40 për qind më e vogël se ajo e regjistruar në periudhën në mes viteve 2000 dhe 2004.
Sipas studimit, te deliktet e vrasjes janë përdorur më pak armë të zjarrit nga periudha në periudhë (rënia, nga 34% në 20%), transmeton albinfo.ch. Me përdorimin e tyre, shanset për mbijetesë të viktimave do të ishin më të vogla.
Statistika po ashtu tregon se në së paku 6 nga 10 vrasjet, dorasi ka njohur viktimën madje 34% ishin në marrëdhënie familjare mes vete.
Ndërkaq numri i tentimvrasjeve ka shënuar ngritje gjatë periudhës së përmendur. Me 172 të plagosur në vit në periudhën 2009-2016 ka pasur 24% më shumë viktima të tentimvrasjeve se në periudhën 2009-2016.
E-Diaspora
-
“Dardania” nga Winterthuri shkëlqen në festivalin “Hasi Jehon 2024” Nata e tretë ishte radha e SHKA “Dardania”, edhe atë e fundit...
-
Kaq mërgimtarë u regjistruan deri më 9 maj
-
Ambasada e Kosovës në Austri u bën thirrje mërgimtarëve që të regjistrohen
-
Heidi Heiz: Ndërtuese e urave në arsim – Nga asistentja, në menaxhimin e shkollës
-
“FjalaFest”, festivali i letërsisë shqipe në Milano
Jeta në Zvicër
-
Procedura 24 orëshe – 40 për qind më pak kërkesa për azil Kërkesat për azil nga shtetet e Magrebit dhe Libia ranë me rreth 40 për qind në...
-
Zvicër: Azilkërkuesit e mitur sulmojnë njëri-tjetrin me thika
-
Gjeneva do të votojë për ndalimin e simboleve të urrejtjes
-
Edhe 56-vjeçarët duan t’i bashkohen policisë së qytetit të Cyrihut
-
Pensioni i 13-të i AHV mund të paguhet përnjëherë në fund të vitit