Lajme
“FjalaFest”, festivali i letërsisë shqipe në Milano
“FjalaFest” titullohet festivali i letërsisë shqipe që do të zhvillohet për herë të parë në Milano, Itali, nga 18-19 maj, përcjell albinfo.ch.
Ky festival organizohet nga Albania Letteraria, Slow Mill dhe shoqata “Dora e Pajtimit”, financuar nga Qendra e Librit dhe Leximit, IOM dhe Fondacioni Cariplo.
“FjalaFest” do të bëjë bashkë autorë shqiptarë në një diskutim mbi letërsinë, historinë, traditën letrare, përkthimin, artin e shkrimit.
Në festival do të jepet çmimi për përkthimin më të mirë nga shqipja në italisht, të realizuar në periudhën 2021-2023.
Kryetar i jurisë i këtij edicioni është një emër i nderuar në botën e letrave, Matteo Mandalà, profesor në Fakultetin e Letërsisë dhe Filozofisë të Universitetit të Palermos, si dhe një nga albanologët bashkëkohorë më të vlerësuar.
Mandalà është gjithashtu anëtar nderi i Akademisë së Shkencave në Shqipëri që nga viti 2016 dhe i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës që nga viti 2017, si dhe është autor i disa librave dhe eseve.
Tryezat e rrumbullakëta, diskutimet mes shkrimtarëve, botuesve dhe përkthyesve do të ofrojnë një pasqyrë, sa më të plotë, të kulturës shqiptare. /atsh
E-Diaspora
-
Tifozët Kuq e Zi protestojnë para FSHF-së, kundërshtojnë organizimin e përbashkët Shqipëri-Serbi Tifozat Kuq e Zi kanë protestuar mëngjesin e kësaj të hëne para zyrave të Federatës Shqiptare...
-
Puna në qiell të jep ndjenjën e paqes
-
Hapet në Toronto Java e Kulturës së Kosovës
-
Cyrih: Zhvillohet seminari “Institucionalizimi i mësimit plotësues të gjuhës shqipe në diasporë – Zvicër”
-
Paraqitet si kroat, me pasaportë false – burgoset muratori nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Buxheti i mbrojtjes i propozuar prej 15 miliardë franga, pritet të dështojë Një rritje e propozuar prej 15 miliardë frangash për buxhetin e mbrojtjes nuk ka gjasa të...
-
Shtatë gjëra që shtetasit jo-BE duhet t’i dinë rreth zhvendosjes në Zvicër
-
Cyrihu, qyteti i tretë më pak tërheqës evropian, për të ardhurat nga qiraja e pronave
-
Zvicër: Lajmet kryesore të ditës së hënë
-
Çiklizmi në tren: Rezervimi i vendit nuk e zgjidh mungesën e hapësirës