Tematike
Nga 15 shkurti, lehtësohet fitimi i pasaportës për të huajt e brezit të tretë
Pos që duhet të jenë të lindur në Zvicër, aplikuesit duhet që përmes dokumenteve zyrtare ta bëjnë të besueshëm faktin sesë paku njëri gjysh ose gjyshe e tyre ka pasur të drejtë qëndrimi në Zvicër
Të huajt e moshave të reja, pjesëtarë të gjeneratës së tretë, së shpejti do ta kenë më lehtë të fitojnë pasaportën zvicerane. Këshilli Federal ka vendosur që urdhëresa e re e cila e mundëson këtë, të hyjë në fuqi më 15 shkurt 2018, shkruan albinfo.ch duke iu refereuar një komunikate të lëshuar nga EJPD (Departamenti Federal për Drejtësi dhe Polici).
Kjo u bë e mundur pasi që, siç dihet, në referendumin e 12 shkurtit të vitit 2017, populli kishte votuar me 60.4 për qind në favor të iniciativës që kërkonte natyralizimin e lehtësuar të brezit të tretë.
Kështu, duke filluar nga 15 shkurti, të intereresuarit që i plotësojnë kushtet, mund t`i marrin formularët përkatës në Sekretariatin Shtetëror për Migracion (SEM) ose te autoritetet kompetente në vendbanimin e tyre.
Sigurisht, kjo procedurë vlen vetëm për personat e lindur në Zvicër, dhe të cilët në këtë vend kanë ndjekur së paku pesë vite shkollimin si dhe e kanë lejen e përhersghme të qëndrimit (Vizën C). Po ashtu integrimi i mirë në Zvicër është një kusht për të aplikuar.
Ata duhet që përmes dokumenteve zyrtare ta bëjnë të besueshëm faktin sesë paku njëri gjysh ose gjyshe e tyre ka pasur të drejtë qëndrimi në Zvicër, përcjell albinfo.ch. Veç kësaj, njëri prind duhet të ketë pasur Vizën C dhe të ketë qëndruar së paku 10 vjet në Zvicër.
Kërkesën mund ta bëjnë vetëm të rinjtë deri në ditëlindjen e tyre të 25-të. Por, edhe atyre të cilët më 15 shkurt 2018 kanë 26 deri 35 vjet, u mundësohet që në kuadrin e një rregullimi kalimtar që brenda pesë viteve të bëjnë kërkesë për natyralizim të lehtësuar.
E-Diaspora
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit Pa dyshim se një nga shtyllat kryesore të ekonomisë së Kosovës janë remitencat nga e mbarë...
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën