Shkurt.ch

Nga viti 2020, zviceranët me pasaportë të re

Dizajni i ri dhe shenjat e reja të sigurisë duhet të zhvillohen gjegjësisht përpunohen gjatë dy deri tri viteve të ardhshme. Kostoja për krijimin e kësaj pasaporte sillet rreth 150 milionë franga

Rreth vitit 2020 pasaporta e sotme zvicerane do të zëvendësohet nga një model i ri pasaporte. Siç bën të ditur gazeta “Ostschweiz am Sonntag”, kostoja për krijimin e kësaj pasaporte sillet rreth 150 milionë franga.

“Dizajni i ri dhe shenjat e reja të sigurisë duhet të zhvillohen gjegjësisht përpunohen gjatë dy deri tri viteve të ardhshme”, ka thënë për gazetën, Christoph Föückiger nga Zyra Federale për Ndërtim dhe Logjistikë (BBL).

Nga ana tjetër ndërmarrja nga Kantoni i Aargaut Gemalto AG është ajo që e ka siguruar këtë punë, përmes pjesëmarrjes në tenderimin publik. Puna në fjalë përfshin edhe sigurimin e makinave që do ta bëjnë prodhimin.$

Pasaporta aktuale zvicerane është në qarkullim nga 1 marsi i vitit 2010. Në vitin që po përfundon pritet të përmbyllet prodhimi i 700 mijë ekzemplarëve të kësaj pasaporte.