Bota

Një kamion shkel kalimtarët në Toronto

Në njoftimin e policisë kanadeze, të paktën dhjetë persona raportohen se janë lënduar si pasojë e përplasjes me një kamion në Toronto.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në një kryqëzim rrugor në Yonge Street dhe Finch Avenue dhe të paktën 10 persona janë goditur. Shoferi pas ngjarjes është arratisur, por është kapur nga forcat e policisë vetëm disa minuta më vonë.

Fatmirësisht nuk raportohen viktima nga ngjarja. Nuk bëhet e ditur nëse ngjarja lidhet me ndonjë akt terrorist ose individual.