Lajme

Një shtetas i Maqedonisë i plagosur në sulmin në Barcelonë

Një qytetar i Maqedonisë është lënduar në sulmin në Barcelonë. Ai ka pësuar thyerje të kyçit të këmbës

Një shtetas i Maqedonisë është lënduar në sulmin e mbrëmshëm terrorist në Barcelonë. Siç njofton Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë, ky qytetar momentalisht gjendet në spital në Barcelonë por që është jashtë rrezikut për jetë. Personi në momentin e kryerjes së sulmit ka qenë në afërsi të drejtpërdrejtë dhe ka marrë thyerje të kyçit të këmbës, njofton Ambasada e Maqedonisë në Madrid.

Ky qytetar është duke u trajtuar nga shërbimet mjekësore spanjolle.

Një përfaqësues i ambasadës maqedonase gjatë natës së kaluar është nisur drejt spitali ku është shtruar shtetasi maqedonas i lënduar.