Sport

Njeriu që zbuloi shumë futbollistë shqiptar, drejtor sportiv në Grasshopper

Mathias Walther njihet për punë e madh me talentet e futbollit në mesin e tyre shumë futbollistë shqiptarë, që më vonë u bënë yje si Xherdan Shaqiri, Admir Mehmedi, Pajtim Kasami dhe Amir Abrashi

Mathias Walther është emëruar edhe zyrtarisht drejtor sportiv në klubin Grasshopper, shkruan ‘Blick’, përcjell albinfo.ch.

Ai njihet për punë e madh me talentet e futbollit në mesin e tyre shumë futbollistë shqiptarë, që më vonë u bënë yje si Xherdan Shaqiri, Admir Mehmedi, Pajtim Kasami dhe Amir Abrashi.

Por, nga ai kanë dalë edhe shumë yje të Zvicrës si Luca Zuffi dhe Fabian Frei.

Ai ka qenë një kohë edhe drejtor sportiv i Shkëndijës nga Tetova, ku kjo skuadër garoi në kualifikimet për Ligën e Evropës.