Sport

Nora e artë, Distria e argjendtë

Nora Gjakova ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian, derisa Distria Krasniqi të argjendtën

Kosova e ka nisur me dy medalje Kampionatin Evropian të Xhudos, që në ditën e parë.

Xhudistja pejane Nora Gjakova është shpallur kampione e Evropës në kategorinë deri në 57 kilogramë, në Evropianin që po mbahet në Tel Aviv.

Ajo arriti të artën për herë të parë pasi mposhti në finale gjermanen Theresa Stoll. Gjakova fitoi me ippon, shkruan albinfo.ch.

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian të xhudos të mbajtur në Tel Aviv.

Krasniqi arriti të marrë të argjendtën në kategorinë deri 52 kilogramë pasi në finale u mposht nga rusja Natalia Kuziutina.

Kjo ishte hera e parë që Krasniqi mori medalje në një Kampionat Evropian. Të premten do të garojë Akil Gjakova, derisa të shtunën Loriana Kuka.