Zhvillim

„Nuk erdhi Veliu“ në Biel/Bienne, vazhdon aksioni humanitar

Grupi teatral “Aktrimi” vazhdon aktivitetin e tij humanitar. Në teatrin e Biel / Bienne-it në “Rennweg 26” do të jepet shfaqja “Nuk erdhi Veliu” nga aktorët tanë shqiptarë nga grupit teatral “AKTRIMI”.

Qëllimi është të vazhdojë mledhja e donacioneve për ta ndihmuar djaloshin e ri nga Kumanova, i cili ka nevojë për shërim jashtë vendit.

Me hyrjen që do të paguani prej 10 frangash do të ndihmoni shumë.

“Ejani të qeshim dhe të ndihmojmë së bashku, se vetëm bashkimi bën fuqi”, thotë Zogëza Haradini, njëra nga organizatorët.

Shfaqja mbahet më 26 prill nga 14:30,  në këtë adresë: Rennweg 26, 2504 BIEL

Info: +41 78 799 98 11 Zogëza Haradini