Integrimi

Nyrtani nga Elbasani, drejtor i Universitetit Popullor të Potsdamit

Nyrtan Xhyrën, i cili është historian i doktoruar, e ka zgjedhur në këtë post një komision profesional, nga 36 persona sa kanë konkurruar gjithse

 

Drejtori i ri Universitetit Popullor të Potsdamit vjen nga Shqipëria. Ndër detyrat kryesore të institucionit që drejton ai është integrimi i refugjatëve, ka thënë Myrtan Xhyra me të marrë detyrën, shkruajnë mediet gjermane të regjionit.

Xhyrën, i cili është historian i doktoruar, e ka zgjedhur në këtë post një komision profesional, nga 36 persona sa kanë konkurruar gjithsej.

Nyrtan Xhyra është 40 vjeçar, i lindur në Elbasan dhe i martuar me një mësuese të pianos, e lindur në Japoni, transmeton albinfo.ch. Të dy janë prindër të trenjakëve 2 vjeç e gjysmë.

Në Shqipëri ai kishte studiuar drejtimin histori-gjeografi për mësues të këtyre lëndëve. Në vitin 1997, ka ardhur në Gjermani. Në Universitetin Ludwig-Maxmilian të Munihut, Xhyra ka doktoruar në historinë e Evropës juglindore dhe lindore, përcjell albinfo.ch. Në një kurs të gjermanishtes në Munih ai është njohur me bashkëshorten e sotme.

Drejtori i ri i Universitetit Popullor të Potsdamit, para se të merrte këtë post ka punuar fillimisht në një Universitet Popullor në Munih e pastaj si drejtues profesional në VHS Heide në Schleswig-Holstein. Nga viti 2011 Xhyra ka shtetësinë gjermane.

«Gëzohem që e kemi fituar zotëri Xhyrën si person profesionist, me kompetencë në fushën e arsimimit të të rriturve», është shprehur përgjegjësja për kulturë Iris Jana Magdoweski, transmeton albinfo.ch. «Veçanërisht në çështjet që kanë të bëjnë me ndërmjetësimin kulturor dhe të mësuarit interkulturor, ai sjell me vete njohuri të jashtëzakonshme profesionale, të cilat i plotëson me përvojat e tij personale».

Ndërsa Xhyra shprehet i kënaqur me postin që ka marrë dhe njëherësh i vetëdishëm për detyrimet që i ka ngarkuar vetes. Ai tërhq vërejtjen megjithatë që prezantimi i tij të mos kufizohet vetëm në përkatësinë e tij si i huaj. Drejtori i ri thekson se, fundja, ai nuk është në këtë detyrë vetëm për refugjatët por për të gjithë ata që ndjekin arsimimin për të rritur.

KUJDES ! TEKSTI YNË I KOPJUAR DO TË DENONCOHET DHE RAPORTOHET. PËRPOS NËSE...

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e albinfo.ch dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://www.albinfo.ch/nyrtani-nga-elbasani-drejtor-i-universitetit-popullor-te-potsdamit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin. Redaksia e albinfo.ch.

 Biografi e shkurtë:

  • Emri e mbiemriNyrtan  Xhyra
  • Prejardhja:Shqipëri
  • Vendi ku vepron:Postdam
  • Profesioni:Drejtori i ri Universitetit Popullor të Potsdamit