Kultura

“Pallati i Ëndrrave” edhe në serbisht

Veprat e Ismail Kadare janë përkthyer në 29 gjuhë të huaja nga shqipja. Ai konsiderohet si shkrimtari më i madh shqiptar

Veprat e shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare tani mund të lexohet edhe në serbisht, shkruan albinfo.ch.

Libri “Pallati i Ëndrrave” është botuar në gjuhën serbe nga Shtëpia Botuese “Samizdat”, bëjnë të ditur mediat serbe.

“Pallati i Ëndrrave” është një kryevepër e Kadaresë, ku flitet për një institucion në Tabir Sarrail, që merret me mbledhjen, klasifikimin dhe interpretimin e ëndrrave në perandori, sistem i mbyllur i despotizmit oriental në kohën e Turqisë Osmane, si një version i ferrit të një shteti totalitar.

Kadare është përkthyer në 29 gjuhë të huaja nga shqipja dhe njihet si shkrimtari më i madh shqiptar. Ai ka qenë i nominuar edhe për Nobel për Letërsi.