Kuriozitete

Papa e pranon: Kur lutem nganjëherë më zë gjumi

“Shën Tereza e bënte këtë po ashtu”, ka thënë ai. "Kur fle gjatë lutjes është kënaqësi e madhe, ndihesh sikur ‘fëmijë që mbështetet në duart e prindërve`

Papa Françesku ka pranuar se nganjëherë bën sy gjumë teksa lutet. “Kur lutem, nganjëherë më zë gjumi”, ka thënë ai në një episod të programit televiziv “Catholic TV2000” në YouTube.

“Shën Tereza bënte kështu po ashtu”, ka thënë 80-vjeçari, transmeton albinfo.ch

Por ai ka thënë se kur fle gjatë lutjes është kënaqësi e madhe dhe thotë se ndihet sikur ‘fëmijë që mbështetet në duart e prindërve’.

Sipas raportimeve, Papa bie në gjumë gjithmonë rreth orës 21:00 dhe zgjohet në mëngjes në orën 04:00.

Argjentinasi u bë i njohur për disa reforma moderne dhe transparencë gjatë udhëheqjes.