Bota

Papa Françeskut, ngritja e populistëve ia kujton Hitlerin

Si një shembull për të tërhequr vërejtjen, Papa përmendi regjimin nazist në Gjermaninë e viteve të 30-ta. «Adolf (Hitler) nuk e vodhi pushtetin. Ai u zgjodh nga populli i tij dhe e shkatërroi popullin e tij pastaj

Papa Françesku i jep rast për të dëshmuar veten. «Të presim se ç’do të bëjë ai», tha i pari i Kishës Katolike në një intervistë ekskluzive të gazetës spanjolle «El Pais».

Pyetjes se « a nuk ju brengos ajo që keni dëgjuar deri tash? », ai i përgjigjet :

«Unë po pres. Zoti ka pritur gjatë në të gjitha mëkatet e mia». Intervista është bërë të premten – ditën e inaugurimit të Donald Trump.

Papa tërheq vërejtjen nga zgjidhjet e thjeshta

Por me kritikë populizmit, Papa nuk ngurroi. Në kohë krizash popujt kërkuan «mbrojtës», që «do t’i shpëtonin me mure dhe tela gjemborë nga popujt e tjerë», të cilët « do të mund të na e merrnin identitetin tonë». Kjo është një gjë «shumë e keqe».

Si një shembull për të tërhequr vërejtjen, Papa përmendi regjimin nazist në Gjermaninë e viteve të 30-ta. «Adolf (Hitler) nuk e vodhi pushtetin. Ai u zgjodh nga populli i tij dhe e shkatërroi popullin e tij pastaj». Ai shton më tej: «Këtu qëndron edhe rreziku. Aftësia gjykuese në kohë krizash nuk funksionon. Për këtë arsye dialogu në kohë të tilla është shumë i rëndësishëm”.

Çdo vend ka të drejtën t’ kontrollojë kufijtë e tij, thotë Papa Françesku. Shtetet e rrezikuara nga terrorizmi apo rreziqet e tjera «edhe më shumë». «Por asnjë vend s’e ka të drejtën që qytetarëve të vet t’ua mohojë të drejtën e dialogut me fqinjët».

Migrantët duhet të integrohen më mirë

Intervistuesi Jorge Mario Bergoglio bën edhe njëherë me dije për refugjatët e mbytur dhe të nxjerrë në plazhe. Ai theksoi se ne po jetojmë në kohë tragjedie. A po bëjnë qeveritë mjaft?”

“Secili bën atë që mundet – apo atë që do. Kjo është vështirë për t’u vlerësuar. Por që Deti Mesdhe të shndërrohet në një varrezë, duhet vërtet të na brengos”, thotë ai.

Vendet e Evropës do të duhej të bënin më shumë që t’i integrojnë migrantët. Pa arsim do të kishim vetëm krijim getosh. Atentatorët e Brukselit u rritën në një geto të tillë.

Përkthimi për albinfo.ch: Nexhmedin Gerguri