Bota

Partia nacionaliste daneze, kundër pranimit të emigrantëve myslimanë

"Emigrantët myslimanë duhet ta kenë të ndaluar hyrjen në Danimarkë për katër deri në gjashtë vjet “sepse ne kemi nevojë për një pushim pas sulmeve të fundit terroriste në Evropë”

Partia Popullore Daneze, është e njohur si grupacion me qëndrime ekstremiste ndaj të huajve dh përkrah qeverinë e qendrës së djathtë. Kjo parti kërkon që Danimarka të ndalojë emigrimin nga vendet myslimane, duke cituar rrezikun e dhunës nga ekstremistët islamikë.

Në një intervistë të publikuar sot, zëvendësi i partisë, Soeren Espersen, tha për gazetën Berlingske, se emigrantët myslimanë duhet ta kenë të ndaluar hyrjen në Danimarkë për katër deri në gjashtë vjet “sepse ne kemi nevojë për një pushim pas sulmeve të fundit terroriste në Evropë”, raporton AP, përcjell Express.

Martin Henriksen, një tjetër anëtar i lartë i partisë, e ka konfirmuar për televizionin danez TV2 se ky është qëndrimi i partisë së tyre.