Bota

Pasuria e Bezos, Gates dhe Buffett, sa gjysma e amerikanëve

Jeff Bezos kohë më parë kaloi Bill Gates, si njeriu më i pasur në Amerikë. Por, po të marrim pasurinë e tyre, si dhe të Warren Buffett, i cili konsiderohet si i treti më i pasur, atëherë pasuria e tyre është sa gjysma e popullatës amerikane, shkruajnë mediat ndërkombëtare, ndër to “CNBC”.

Pasuria e të treve llogaritet të jetë rreth 250 miliardë, përcjell albinfo.ch.

Kjo sipas Institutit për Studime Politike. Sipas këtij studimi, hendeku në mes të pasurve dhe të varfërve po rritet gjithnjë e më shumë.

Bezos ka pasuri prej 95 miliardë dollarë, Gates me 90 miliardë dollarë dhe Buffett me 79 miliardë dollarë, sipas revistës ‘Forbes’.