Kultura

Patrik Nuo shkurorëzohet

Vetë këngëtari ka konfirmuar për shtypin gjerman lajmin për procedurën e filluar të shkurorëzimit

Mjerisht është e vërtetë se martesa jonë nuk pati shpëtim”, citon gazeta gjermane “Bild” aktoren amerikane Molly Schade, (ende) bashkëshorte e Patrik Nuos.

Nuo është këngëtar i njohur zvicerano-shqiptar, që ka bërë emër në Gjermani dhe që kohüeve të fundit është duke jetuar në SHBA. Vetë këngëtari i ka konfirmuar gazetës në fjalë lajmin për procedurën e filluar të shkurorëzimit.

Çifti qe kurorëzuar në verën e vitit 2005. Patriku dhe Molly kishin një krizë vitin e kaluar por e kaluan me sukses, në saje edhe të dy fëmijëve të përbashkëtz Elouise 5 dhe Luca james 3 vjeç.

“Ai është baba i mirë dhe burrë i mirë”, ka thënë Molly, por kjo si duket nuk ka mjaftuar. Ata do të vazhdojnë të jenë afër njëri tjetrit, duke u kujdesur për fëmijët. “ne mund ta shikojmë njëri tjetrin në sy”, ka thënë amerikania.

Patrik Nuo do të vazhdojë të jetojë në Los Angelos, për të qenë më afër fëmijëve.

Nuo vazhdon të jetë mjaft i kërkuar në sferën e shou biznesit. Vitin e kaluar ai ishte në jurinë e spektaklit gjerman “DSDS” ndërsa sivjet do të bëjë punën e njëjtë në “Austria`s Nest Topmodel”.