Bota

Pensionet në Gjermani: Burrat marrin 53 % më shumë se gratë

Burrat marrin 53 % më shumë të ardhura të pleqërisë se gratë në Gjermani, sipas një studimi të fundit.

Studimi i kryer nga Instituti i Shkencave Ekonomike dhe Shoqërore (WSI) në Fondacionin Hans Böckler, zbuloi se ekziston një “hendek i pensioneve gjinore” prej rreth 53 përqind, përcjell albinfo.ch.

Studiuesit gjetën këto dallime, pas analizimit të pensioneve shtetërore, korporatave dhe private të të dy gjinive.

Në vitin 2015, burrat morën mesatarisht 1,154 € në muaj nga pensionet shtetërore, ndërsa gratë morën 634 € çdo muaj, një diferencë prej 45 përqind.

Kur bëhet fjalë për pensionet e korporatave, hendeku gjinor është edhe më i madh: burrat marrin 593 euro në muaj dhe gratë marrin 240 euro.

Pesë përqind e burrave dhe dy përqind e grave marrin pagesa mujore nga pensionet private: përkatësisht 485 euro dhe 311 euro.

Vetëm në Luksemburg, dallimet gjinore në pensioneve janë më të larta.