Shkurt.ch

Pilotët e “Swiss” të fluturojnë deri në moshën 62-vjeçare

Bëhet fjalë rreth mosmarrëveshjeve për moshën e daljes në pension të pilotëve të tyre, nga 60 në 62 vjet. Shtatë vjet më parë mosha e pensionimit ishte shtuar nga 58 në 60

Javën e kaluar negociatat në mes të Shoqatës së Pilotëve përfunduan pa një marrëveshje kolektive (GAV) për pilotët zviceranë. Bëhet fjalë rreth mosmarrëveshjeve për moshën e daljes në pension të pilotëve të tyre, nga 60 në 62 vjet. Shtatë vjet më parë mosha e pensionimit ishte shtuar nga 58 në 60.

Henning Hoffmann, drejtor menaxhues i “Aeropers”, konfirmon diskutimet e vazhdueshme për “Aargauer Zeitung”. “Ne nuk e kundërshtojmë rrënjësisht rritjen e moshës së pensionimit”, tha Hoffmann. Ka shumë pilotë të vjetër që dëshirojnë të fluturojnë. “Por, ne e hedhim poshtë këtë rritje siç është paraqitur nga ”Swiss”, përcjell albinfo.ch.

Nga njëra anë, ata e justifikojnë këtë me faktin sepse të moshuarit ulen më gjatë në karriget e kabinës së avionit, e cila vonon avancimin profesional të gjeneratës së ardhshme.

Për pilotët e rinj rritja e moshës së pensionimit do të sjellë gjithashtu mangësi financiare. Sidomos fillestarët tashmë kanë paga më të ulëta, tha Hoffmann për negociatat për kontratën kolektive GAV.

Nuk është paralajmëruar ndonjë takim i ri mes menaxhmentit dhe “Aeropers”. Nëse nuk do të arrihet një marrëveshje e re GAV deri në gusht, do të zbatohej një zgjidhje e përgatitur paraprakisht, siç shkruan “Aargauer Zeitung”. Kjo do të sjellë humbje financiare për pilotët.