Lajme

Policia e Kosovës arreston mërgimtarin nga Zvicra

Mërgimtari nga Zvicra disa javë më herët kishte kërcënuar bashkëfshatarin e tij, por Policia e Kosovës e kishte pritur të dyshuarin të kthehej nga Zvicra për ta arrestuar

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një mërgimtar nga Zvicra, pasi dyshohet se ka kërcënuar një bashkëfshatar të tij, raporton ‘kallxo.com’.

 

Mërgimtari nga Zvicra disa javë më herët kishte kërcënuar bashkëfshatarin e tij, por Policia e Kosovës e kishte pritur të dyshuarin të kthehej nga Zvicra për ta arrestuar, përcjell albinfo.ch.

 

I njëjti sipas Policisë nëpërmjet një thirrje telefonike e kishte kërcënuar viktimën e cila më pas ishte ankuar në Polici. Pas arrestimit personi në fjalë është dërguar në paraburgim.