Shkurt.ch

Policia zvicerane arreston shqiptarin me 12 kg heroinë

Heroina ishte futur në 20 pako dhe e fshehur nën karrigen e pasme të veturës

Policia zvicerane ka sekuestruar 12 kg heroinë në kufirin rrugor Chiasso-Brogeda që lidh Italinë me Francën. Lënda narkotike u gjet e fshehur në një makinë me targa zvicerane, e drejtuar nga një emigrant shqiptar me nënshtetësi franceze. Automjeti po udhëtonte nga Italia drejt Zvicrës.

Heroina ishte futur në 20 pako dhe e fshehur nën karrigen e pasme të veturës.