Bota

Politikani i CDU-së mbështet refugjatët dhe rebelohet ndaj partisë së tij

“Nëse bashkimi familjar dështon për shkak të CDU-së, kjo do të mbetet si një plagë në shpirtin e partisë e cila do të lëshojë qelb një kohë të gjatë. Kjodo të ishte turpëruese për fytyrën e CDU-së”.

Ish ministri për çështje sociale nga partia CDU, politikani shumë popullor gejrman Nobert Blüm ka një problem me partinë e tij. Ai i ka bër apel CDU-së që gjatë zhvillimit të negociatave për ndërtimin e koalicionit qeveritar, “urgjentisht” të mbështesë lejimin e  bashkimit familjar për refugjatët.

“Është në kundërshtim me mësimet bazë të filozofisë sociale të krishterë kundërshtimi i bashkimit familjar, pavarësisht nga numri i refugjatëve”, ka thënë Blum në një intervistë që i ka dhënë F.A.S (botimi i së dielës i gazetës Frankfurter Allgemeine Zeitung). Martesa dhe familja lidhen për gjithë jetën, bashkëshorti dhe bashkëshortja i takojnë njëri tjetrit së bashku dhe fëmijët duhet të jenë me prindërit e tyre, transmeton albinfo.ch. Ky rregull vlen gjithkund dhe gjithmonë, pavarësisht nga përkatësia shtetërore, religjioni dhe numri i personave të prekur. Ndalimi i bashkimit familjar është i ngjashëm me një shkurozim të detyruar nga shteti”, ka thënë ai.

Me këtë reagim, politikani i CDU-së rebelohet kundër partisë së tij, e cila është duke kundërshtuar kërkesat që Partia e Gjelbër i bën në negociatat për koalicion qeveritar. E këto kërkesa janë po ato që i bën Blum i CDU-së, pra lidhen me lejimin e bashkimit familjar të refugjatëve.

“Nëse bashkimi familjar dështon për shkak të CDU-së, kjo do të mbetet si një plagë në shpirtin e partisë e cila do të lëshojë qelb një kohë të gjatë. Kjo do të ishte turpëruese për fytyrën e CDU-së”, përcjell albinfo.ch. Prandaj ai u apelon negociuesve nga partia e tij: “Tërhiqeni frerin e emergjencës, dhe ndaloni tradhtinë e ideve tona më të mira. A duhet që tash filozofia sociale e krishterë të vihet në shitje? Kjo nuk do të ishte e denjë për Unionin Demokristian”.