Lajme

Prindërit e Astritit zgjedhin një institut zviceran për të hetuar vdekjen e të birit

Avni dhe Xhemile Dehari, kanë thënë me këtë rast se instituti që kanë përzgjedhur ndodhet në pjesën franceze të Zvicrës

Në një konferencë për përbashkët me avokatin e tyre, Tomë Gashi, prindërit e aktivistit të ndjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit, kanë deklaruar se kanë zgjedhur një institut të specializuar zviceran për të hetuar vdekjen e të birit në burgun e Prizrenit.  Avni dhe Xhemile Dehari, kanë thënë me këtë rast se instituti që kanë përzgjedhur ndodhet në pjesën franceze të Zvicrës.

Avni Dehari, babai i Astritit tha se janë bërë hetime të institucioneve të Kosovës për rastin e djalit të tij, por nuk janë pajtuar me ekspertizën e tyre, prandaj kanë angazhuar ekspertë ndërkombëtarë të pavarur, bën të ditur rtklive..com.

Ndërsa, Xhemile Dehari, nëna e Astritit tha se janë përcaktuar për këtë institut të Zvicrës, duke qenë se kanë jetuar në këtë shtet dhe se i besojnë drejtësisë zvicerane.

Prindërit e Astritit, thanë se juridikisht do t’i besojnë çfarëdo rezultati që nxjerr ky institut, porse shpirtërisht nuk do të besojnë asnjëherë se djali i tyre është vetëvrarë.

Kurse, avokati Gashi tha se Qeveria e Kosovës duhet t’i mbajë premtimet e tyre dhe t’i mbulojë shpenzimet për hetuesit e pavarur, në të njëjtën kohë edhe të gjitha procedurat ligjore siç duhet për një bashkëpunim ndërkombëtar.