Integrimi

Prindërit nga Kosova i dëshirojnë fëmijët e suksesshëm në Britani

Michael Gove ka thënë se fëmijët nga Kosova kanë ndihmuar në përmirësimin e rezultateve shkollore, derisa prindërit e tyre presin shumë nga ata

 

Shqiptarët nuk largohen nga Kosova vetëm për të punuar. Ata janë shumë të suksesshëm në vendet ku jetojnë, derisa në Londër, nxënësit me prejardhje nga Kosova kanë ndihmuar në përmirësimin e rezultateve shkollore, shkruan “independent.co.uk”.

Kështu është shprehur ish-sekretari shtetëror për Edukim, Michael Gove, përcjell albinfo.ch.

Ai ka thënë se Londra ka përfituar nga diversiteti i popullatës së saj. Ai ka shtuar se fëmijët e emigranteve kaë ndihmuar në përmirësimin e rezultateve shkollore. Gove ka theksuar këtu fëmijët që vijnë nga Kosova dhe nga Somalia.

“Prindërit presin shumë nga fëmijët e tyre. Kjo ndodh me ata prindër që vijnë nga Kosova dhe Somalia”, është shprehur Gove.

“Këta nxënës kanë ndihmuar në përmirësimin e rezultateve shkollore. Prindërit e tyre presin shumë nga këta fëmijë”, ka shtuar ai.