Kosova

Pritje të gjata para ambasadave për viza

Pritje të gjata të enjten kishte para Ambasadës gjermane, por edhe zvicerane, me qytetarët që kërkonin një vizë

Mungesa e vizave po bënë që shumë qytetaret të ndjekin procedurat nëpër ambasada për t’u pajisur me to, njofton Klan Kosova.

Për këtë ata që kanë nevojë të dalin jashtë vendit po kërkojnë votimin e demarkacionit i cili është edhe kusht kryesor për heqjen e vizave, përcjell albinfo.ch.

Shumë qytetarë kanë kërkuar që të votohet demarkacioni dhe të mund të udhëtojnë të lirshëm, kurse ka shumë prej tyre që akuzojnë politikanët se nuk ju intereson për popull.

Pritje të gjata të enjten kishte para Ambasadës gjermane, por edhe zvicerane, me qytetarët që kërkonin një vizë.