Kosova
Produktet e Kosovës, në panairin “Anuga“ në Gjermani
Marrin pjesë kompanitë nga Kosova: “AMO”, “Ujë Rugove”, “Frutex”, “Abi&Elif 19”, “Kb Krusha”, “MOEA”, “ASK Foods” dhe “EuroFruti”
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), ka organizuar pjesëmarrjen e tetë kompanive nga Kosova në Panairin më të madh ndërkombëtar të industrisë ushqimore “Anuga 2017” në Këln të Gjermanisë.
Kompanitë nga Kosova: “AMO”, “Ujë Rugove”, “Frutex”, “Abi&Elif 19”, “Kb Krusha”, “MOEA”, “ASK Foods” dhe “EuroFruti”, nga 7 tetori janë duke i promovuar produktet e tyre si dhe janë duke i zhvilluar kontaktet me kompani pjesëmarrëse me qëllim të bashkëpunimit në të ardhmen.
Panairi “Anuga 2017” vizitohet nga rreth 160,000 vizitorë të cilët njihen për së afërmi me produktet më të fundit dhe më inovative nga 7,400 ekspozues të produkteve ushqimore në botë.
Në këtë panair Kosova prezantohet për herë të parë me brendin e ri “KOSOVO READY FOR YOU (KOSOVA GATI PËR JU)” dhe sloganin “KOSOVO READY FOR YOU TO TRADE (KOSOVA GATI PËR JU TË TREGTONI)”, shtandi gjendet në hollin 7.1 nr. D-048g.
Panairi “Anuga” mbahet nga data 7 deri më 11 tetor 2017 në Këln të Gjermanisë.
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën