Bota

Qeveria rumune u reziston thirrjeve të shumta për dorëheqje

Qeveria e Sorin Grindeanu, në fuqi prej një muaji, ka tërhequr të dielën një dekret, i cili i dekriminalizonte disa vepra të korrupsionit që përfshinte shuma më pak se 200.000 lei (mbi 47.000 franga)

Qeveria rumune e Social-Demokratëve hodhi poshtë të hënën thirrjet për dorëheqje, të nisur nga dhjetëra-mijëra protestues, të cilët kanë fituar këtë fundjavë shfuqizimin e një dekreti të diskutueshëm.
Qeveria e Sorin Grindeanu, në fuqi prej një muaji, ka tërhequr të dielën një dekret, i cili i dekriminalizonte disa vepra të korrupsionit që përfshinte shuma më pak se 200.000 lei (mbi 47.000 franga).
Por, disa protestues, në mesin e 250.000 pjesëmarrësve të dielën në Bukuresht kanë premtuar se do të kthehen çdo ditë deri sa të kenë konfirmimin nga Parlamenti për shfuqizimin e plotë të dekretit.

Manifestim “i paparë” që nga fundi i komunizmit

Të hënën në mbrëmje, 12.000 veta u mblodhën jashtë selisë së qeverisë për të kërkuar dorëheqjen e Sorin Grindeanu dhe mbajtjen e takimit  më të hershëm parlamentar.
Një tjetër manifestim me 4000  persona u mbajt për ditën e dytë radhazi nën dritaret e kryesisë, duke e akuzuar kreun e shtetit, Klaus Iohannis (e djathta e qendrës), për nxitjen e marshimeve antiqeveritare gjatë javës së kaluar.
Kjo është  protesta më e madhe në Rumani që prej rënies së komunizmit në vitin 1989.
“Qeveria nuk ka asnjë arsye për të dhënë dorëheqjen e saj, ajo u zgjodh në mënyrë legjitime”, theksoi lideri Liviu Dragnea, i cili është në qendër të zemërimit të protestuesve. Për të, “askush nuk do të fitojë asgjë nëse këto tensione vazhdojnë”.

Kontradikta në Ministrinë e Drejtësisë

Ministri rumun i Drejtësisë njoftoi të hënën se do të zbulojë detajet e një projektligji të ri që synon përditësimin e kodit penal.
“Ne do të zhvillojmë dhe do të publikojmë një projektligj që do të paraqitet në Parlament pas konsultimit publik”, tha ai.
Por, ministria e tij duket se kundërshton fjalët e tij duke transmetuar një deklaratë, në të cilën ai bëri të ditur se asnjë projekt nuk është në përgatitje e sipër.