Shqipëria

Rama njofton për nisjen e punimeve në Rrugën e Arbrit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi nga Dibra nisjen e punimeve për Rrugën e Arbrit, investimi i parë i projektit 1 miliard euro. “Rruga e Arbrit nuk do të jetë më iluzion, por realitet. Sapo e fitova bastin me Oltën, sepse i thashë sapo të flas unë, do të fillojë shiu, sepse pa bereqet nuk mbaron sot ky takim.

Rruga e Arbrit është një çështje kombëtare, një çështje drejtësie e historisë ndaj një populli të kyçur brenda prej dekadash, drejtësi që shteti shqiptar e ka për detyrë ta bëjë. Rruga e Arbrit do të gjallërojë këto shtigje, me të cilën Dibrën e bekoi Zoti, por të cilat Dibrës ia mbylli robi”, ka thënë Rama, përcjell albinfo.ch.