Bota

Reduktohen martesat e fëmijëve në botë

Ka pasur rënie të martesave të fëmijëve në botë, ka njoftuar agjencia e Kombeve të Bashkuara për fëmijë.

UNICEF ka thënë se 25 milionë martesa të fëmijëve janë parandaluar në dekadën e fundit.

Një në pesë vajza tani martohet para moshës 18-vjeçare, në krahasim me një në katër sa ishte një dekadë më herët, transmeton Albinfo.ch.

Shtetet aziatike kanë qenë vendet ku është ulur më së shumti numri i martesave të fëmijëve.

Në Indi edukimi i vajzave ka ngritur vetëdijesimin se martesa e hershme është e dëmshme.

Agjencia thotë se këto probleme më të mëdha tani janë në Afrikë.