Integrimi

Regjistroni fëmijët tuaj në Shkollën Shqipe!

Mësimi është pjesë e sistemit publik të arsimit në Austri dhe i mbikëqyrur nga Ministria e Mësimit Artit dhe Kulturës në Austri. Në Austri mësojnë shqip vetëm 2500 nxënës shqiptarë nga 12.500 sa janë në tërë vendin

Historiku

Shoqata e Mësuesve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Austri ka një histori të gjatë. Ndërsa, në vitin 2010 u regjistrua tek organet vendore.   Atë e përbëjnë 14 mësues/e nga disa Lande prej  gjithsejtë 23 mësueseve aktualisht të kyçur në procesin mësimor.
Statistikë

Në Austri mësojnë shqip vetëm 2500 nxënës shqiptarë nga 12.500 sa janë në tërë vendin.

Mësimi është pjesë e sistemit publik të arsimit në Austri dhe i mbikëqyrur nga Ministria e Mësimit Artit dhe Kulturës në Austri.

Formimi i grupeve mësimore varet nga organizimi i prindërve në rrethin e tyre.  Për një grup mësimor duhen të paktën 12 fëmijë të lajmëruar nga prindërit me formular të nënshkruar. Grupi mund të formohet nga fëmijët e disa shkollave. Mësimi mbahet në njërën shkollë, zakonisht, aty ku ka më shumë nxënës.

“Mësimi i gjuhës amtare e ndihmon nxënësin në mësim dhe suksesi e tij në shkollë”.

“Dhe vetëm dritë e diturisë, përpara do na shpjerë”

                                                                                              Naim Frashëri